Kosova luan në udhëtim ndaj Belgjikës

Hendboll

Kosova luan në udhëtim ndaj Belgjikës

Më: 14 janar 2022 Në ora: 14:26
Kosova luan në udhëtim ndaj Belgjikës

Kombëtarja e Kosovës në hendboll është ende në garë për të kaluar në fazën e dytë të kualifikimeve për Botërorin 2023.

Të enjten është luajtur ndeshja mes Greqisë dhe Belgjikës, ndërsa fitore kanë shënuar grekët me rezultat 42:24. Ky rezultat e lë në garë Kombëtaren tonë për pozitën e dytë, që siguron avancimin tutje.

Të mërkurën Kosova fitoi 26:24 ndaj Turqisë.

Pas pesë xhirove, në grupin e parë udhëheq Greqia me 10 pikë. Turqia është e dyta me 4 pikë, ndërsa Kosova e Belgjika i kanë nga 3 pikë.

Të shtunën (20:15), Kosova luan në udhëtim ndaj Belgjikës. Ndërsa ndeshja Turqi – Greqi është të dielën. Kosovës i duhet fitorja për të mbetur në garë. Dhe për kualifikim, pos fitores i duhet që Greqia ta mposhtë Turqinë.

Kombëtarja sot ka vazhduar me stërvitje për ndeshjen me Belgjikën. Udhëtimi për në Belgjikë është të premten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat