Kosova kërkon pikë të plota në Belgjikë

Hendboll

Kosova kërkon pikë të plota në Belgjikë

Nga: K. Goca Më: 15 janar 2022 Në ora: 15:06
Kosova kërkon pikë të plota në Belgjikë

Kombëtarja e Kosovës e ka më së të qartë, se vetëm fitorja mund të kualifikojë me kusht që të mposhtet Turqia nga Greqia në ndeshjen e nesërme (12.00) në kuadër të xhiros së fundit (e gjashtë) të parakualifikueseve për Kampionatit Botëror në hendboll.

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Bujar Qerimi, me maturi e pret këtë sfidë dhe me synime vetëm fitore. 

Mbrëmë zhvilluan edhe stërvitjen e fundit në palestrën "Alverberg" në Hasselt.

Atmosfera ka qenë shumë e mirë dhe është një optimizëm në mesin e djelmoshave Dardanë.

Ndeshja luhet sonte në orën 20.15.

Greqia kryeson Grupin 1 me 10 pikë, pasojnë Turqia 4, Kosova 3 dhe Belgjika me 3 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat