Afat i pasur kalimtar: Mushkolaj te Deçani, Mustafa te Prishtina

Hendboll

Afat i pasur kalimtar: Mushkolaj te Deçani, Mustafa te Prishtina

Më: 18 janar 2022 Në ora: 11:05
Afat i pasur kalimtar: Mushkolaj te Deçani, Mustafa te Prishtina

Ka përfunduar afati kalimtar i janarit për hendbollistë dhe hendbolliste. Ndonëse në mes të kampionatit, afati ishte i pasur me shumë lëvizje të bëra nga skuadrat.

Mjedis kanë ndërruar edhe disa prej reprezentuesve të Kosovës.

Kështu Arbios Mushkolaj në pjesën e dytë të kampionatit pritet të luaj për Deçanin. Ai ka bërë kërkesë për huazim nga Besa Famgas. Te Deçani ka kaluar edhe portieri Flakrim Beqiraj, që për shumë vjet ishte pjesë e Prishtinës.

Një tjetër reprezentues, Festim Mustafa, ka bërë kërkesë për të kaluar nga Kastrioti te Prishtina. Prishtina ishte shumë aktive duke transferuar edhe Petrit Prekazin (Rahoveci), Arbër Sylejmanin (Kastrioti) dhe Menot Pozhegun (Vëllaznimi).

Trepça ka kthyer nga Prishtina portierin Behar Terziqi, ndërsa ka angazhuar edhe Muhamed Dubovcin e Drenicës.
Gjithsej ishin 19 kërkesa për kalim nga klubi në klub. Për regjistrim të dyfishtë është vetëm një kërkesë.
Të gjithë lojtarët që kanë aplikuar për kalim në klube të reja duhet ta kenë dokumentacionin e kompletuar, sipas rregullores për regjistrimin e klubeve dhe lojtarëve, statusin dhe transferimin e tyre.

Kërkesat për ndërrim nga klubi ne klub janë:

1. Behar Terziqi KH Prishtina në KH Trepça 

2. Muhamet Dubovci KH Drenica në KH Trepça 

3. Flakrim Beqira jKH Prishtina në KH Deqani 

4. Arbios Mushkolaj KH Besa Famgas në KH Deqani Huazim

5. Petrit Prekazi KH Rahoveci në KH Prishtina 

6. Arber Sylejmani KH Kastrioti KH Prishtina 

7. Festim Mustafa KH Kastrioti KH Prishtina 

 8. Lulzim SadikuKH VushtrriaKH Samadrexha 

9. Menot Pozhegu KH Vellaznimi KH Prishtina 

10. Ylber Mjeku KH Prishtina KH Ulpiana 

11. Vedat Llapashtica KH Prishtina KH Ulpiana 

12. Rifat Visoka KH Llapi KH Rahoveci 

13. Elion Vokshi KH Besa Famgas KH Rahovec, huazim

14. Rilind Emin KH Samadrexha KH Vushtrria 

Femrat

1. Marisa Berisha KHF Vellaznimi KHF Shqiponja 

2. Tringa Gola KHF Vellaznimi KHF Shqiponja 

3. Alba Bardhi KHF Vellaznimi KHF Shqiponja 

4. Adea Curri KHF Vellaznimi KHF Shqiponja 

5. Diola Maloku KHF Vellaznimi KHF Shqiponja 

6. Kaltrina Klinaku KHF KEK KHF Ulpiana.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat