Suedia deklason Poloninë

Hendboll

Suedia deklason Poloninë

Nga: K.G. Më: 21 janar 2022 Në ora: 19:39
Suedia deklason Poloninë

Suedia ka treguar fuqinë ndaj Polonisë, duke e deklasuar me rezultat 28:18 (14:6), në kuadër të Kampionatit Evropian në hendboll. 

Gjithçka ka qenë e qartë në pjesën e parë, kur suedezët avancuan me 8 gola (14:6). 

Në pjesën e dytë, polakët nuk kishin forcë të ngushtojnë rezultatin. 

Polonia me këtë disfatë definitivisht humbi gjasat për renditje të lartë, ndërsa Suedia është në vend të dytë në grupin 2, tani ka dy fitore dhe mbetet në lojë për ualifikim në gjysmëfinale.

Te Suedia më efikasit janë hendbollistët Mellegard, Pettersson, Wanne, secila nga 4 gola dhe te Polonia Krajewski e Moryto, secili nga 5.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat