Suedia është kampion i ri i Evropës

Hendboll

Suedia është kampion i ri i Evropës

Nga: Kemajl Goca Më: 30 janar 2022 Në ora: 20:03
Suedia është kampion i ri i Evropës në hendboll (meshkujt). 

Suedia është kampion i ri i Evropës në hendboll (meshkujt).

Suedezët triumfuan me rezultat 27:26 ndaj Spanjës, në një finale të paqartë deri në të qindtat e sekondës së fundit.

Të dy kombëtaret luanin me vetëmohim të pashoq dhe asnjëherë rezultati nuk ka qenë më shumë se dy gola qoftë për njërën palë apo kombëtaren tjetër. 

Periudha e parë e lojës me rivalitet të madh dhe pjesën më të madhe në epërsi Suedia.

Suedezët e filluan mirë, duke udhëhequr me 2:0, 3:1, 5:3, 6:5. Pastaj barazohet rezultati 6:6. Suedia sërish në epërsi me 8:6, 10:8, 11:9, 11:10.

Barazohet rezultati 11:11, Spanja në epërsi (11:12) dhe shkon në pushim me një gol (12:13).

Pjesa e dytë me rivalitet të madh në një atmosferë drithëruese në ““Multifunctional Arena” në Budapest. 

Spanja në epërsi me 12:14, pastaj ngushtohet në 16:17 në minutën e 38-të.Në minutën 42-të, Suedia barazon rezultatin 19:19.

Suedia kalon në epërsi (20:19) në minutën e 44-të.

Minutat e fundit dramë në vete, Spanja barazon (23:23), për të kaluar menjëherë në epërsi kombëtarja suedeze. 

Suedia shkëputet në epërsi me dy gola (26:24) në minutën e 56-të.

Spanja nuk dorëzohet dhe barazon rezultatin 26:26 në minutën e 60-të.  Hendbollisti Nicklas Ekberg është hero i fitores së Suedisë me rezultat 27:26, duke shënuar nga penalltia në sekondat e fundit.

Në radhët e Suedisë u dalluan Oscar Bergendahl me 5 gola e Nicklas Ekberg me 5 sosh, ndërsa të Spanja Aleix Gomes me 6 gola, po aq realizoi edhe Adrian Figueras.

Suedia - Spanja 27:26 (12:13)

Palestra “Multifunctional Arena” në Budapest.
Gjyqtarë: Robert Schulze, Tobias Tönnies (Gjermania):
Suedia: Palicka 1, Bergendahl 5, Carlsbogard 2, Ekberg 5, Claar 2, Gottfridsson 3, Darj 1, Wanne 4, Lagergren 1, Chrintz 1, D. Pettersson 2, F. Pettersson, Pellas, Persson, Wallinius dhe Thulin.
Spanja: Corrales, Tarrafeta 5, Fernandez 4, Gomez 6, Figuera 6, Maqueda 1, Casado 1, Guardiola 2, Gurbindo, Pecina, Sarmiento, Canellas 1, Arino, Sanchez-Migallon, Odriozola dhe Perez de Vargas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat