Morina: Petrova ishte krah i djathtë i imi

Hendboll

Morina: Petrova ishte krah i djathtë i imi

Nga: K.G. Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 18:08
Ahmet Petrova dhe Xhavit Morina

Kryetari i klubit të hendbollit Ferizaj (femrat), Xhavit Morina, është i shokuar për vdekjen e mikut të tij dhe ish kryetar i tij në KH Kastrioti për shumë vite. 

Morina tha se Petrova ka qenë krah i djathtë i tij në  kohërat e ndryshme, sidomos në periudhat më të vështira. 

Morinës i kujtohen shumë suksese edhe si lojtar edhe si trajner në kohën kur Petrova ish kryetar i klubit.

“Sot humbëm një mik të madh, një sportdashës të madh, një kontribues të madh të hendbollit e sportit.

Ahmet Hysenaj - Petrova, një mik i madh i imi, pothuajse 3 dekada ishim së bashku, edhe në ditët më të vështira.

Me Petrovën patën shumë projekte të mëdha por vdekja e papritur e tij i ndërpreu në gjysmë. Por këto projekte që i planifikuam se bashku do t’i realizojë dhe amanetin e tij do çojë në vend. Petrova ishte krah i djathtë i imi, i klubit të hendbollit Ferizaj dhe një motivues i madh për të gjithë ne.

Ferizaj dhe Kosova humbën një personalitet dhe kontribues të madh, një kontribues edhe në ditët më të vështira, në kohën e okupimit.

Pa Ahmet Petrovën do të jetë edhe më i varfër hendbolli sidomos ai ferizajas, për të cilën dha kontribut gati pesë dekada. Lamtumirë miku im. Prehu në paqe President Petrova”, thotë Morina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat