Të shtunën takohen Prishtina e Deçani

Hendboll

Të shtunën takohen Prishtina e Deçani

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 11:56
Të shtunën takohen Prishtina e Deçani

Skuadrat e Kosovës të hendbollit janë në vlugun e përgatitjeve për stinorin pranveror. Deri te fillimi i stinorit pranveror ka mbetur pak më shumë se një javë.

Tashmë skuadrat tona kanë nisur edhe me ndeshje përgatitore. Kështu të premten u luaj një ndeshje përgatitore në mes të Rahovecit dhe Vëllaznimit, dy skuadrave të Superligës.

Të shtunën takohen Prishtina e Deçani.

Ndërsa skuadra e Trepçës në fundjavë qëndron në Cetinje të Malit të Zi ku i luan dy ndeshje miqësore me Lovçenin.

Edhe skuadrat tjera do të luajnë ndeshje kontrolluese në prag të vazhdimit të kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat