Istogu i tregon Prishtinës se kush është shefi 

Hendboll

Istogu i tregon Prishtinës se kush është shefi 

Nga: K.G. Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 21:43
Istogu i tregon Prishtinës se kush është shefi 

Istogu i tregon Prishtinës se kush është shefi, duke fituar derbin në kryeqytet me rezultat 35:29, në kuadër të javës së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll.

Është fitorja e 13-të për Istogun, e cila kryeson renditjen me 26 pikë, ka 4 më shumë se Prishtina.

Faruk Shala, kryetrajner i Prishtinës, shprehet i kënaqur me angazhimin e vashave të tij. 

Sipas tij, ka arritur një fitore më të lehtë se sa ka pritur dhe me pak fat do të ishte edhe më bindëse. 

“Fati nuk i priu shumë istogaseve sepse gjatë ndeshjes u lënduan dy hendbolliste të rëndësishme të ndeshjes, por angazhimi ishte maksimal gjë kjo që bëri hendbollistet e Istogut ta dominojnë derbin nga minuta e parë deri në minutën e fundit. 

Ahmetxhekaj pati ndeshje shumë të mirë, ishte e shkëlqyeshme me pritjet e saj. 

Muratoviq dhe Ferataj u shquan me efikasitet në sulm dhe mbrojtje të mirë. 

Ahmetxhekaj, Shehdadi, Muratoviq 10, Ferataj 10, Miljaniq 6, Bojaniq 3, Rugova 2, Milatoviq 2, Shatri 2, Berisha, Gjocaj dhe Demaj”, thuhet në faqen e KHF Istogut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat