Një braziliane në Ferizaj

Hendboll

Një braziliane në Ferizaj

Nga: K. Goca Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 13:25
Ligia Costa e Xhavit Morina

Ferizaj përforcon radhët me hendbollisten nga Brazili, Ligia Costa.

Klubi synon që të jetë më i kompletuar për në vazhdim të kampionatit dhe në anën tjetër të sigurojë edhe pjesëmarrjen në play-off, në luftë për titullin e kampionit.

Kryetari i klubit, Xhavit Morina, ka prezantuar hendbollisten braziliane.  

“Klubi ynë u përforcua me lojtaren nga Brazili Ligia Costa!”, ka njoftuar Morina. 

Ferizaj renditet në pozitën e katërt me 20 pikë pas 13 jave të zhvilluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat