Shabani: Trepça i ka të qarta ambiciet 

Hendboll

Shabani: Trepça i ka të qarta ambiciet 

Nga: K. Goca Më: 3 mars 2022 Në ora: 21:39
Shabani: Trepça i ka të qarta ambiciet 

Trepça pretendon vendin e dytë në pjesën e rregullt të kampionatit po ashtu në garat e përfundimtares edhe trofetë, si titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës.

Hendbollisti i Trepçës së Mitrovicës, Alban Shabani, tha se do të angazhohen për të arritur rezultate sa më të mira.
Mitrovicasit tani për tani zënë vendin e tretë me 25 pikë pas 17 jave në elitën e hendbollit.  

“Ambiciet e klubit që në fillim të kampionatit kanë qenë vendi i dytë por edhe pjesëmarrja në të dy finalet, si atë të Kupës së Kosovës po ashtu edhe të kampionatit. 

Pasi në sezoni vjeshtor patëm sukses dhe përfunduam në vendin e 2-të, përsëri ambiciet e klubit janë të njëjta si në fillim që të përfundojmë në vend të dytë dhe të marrim pjesë në të dy finalet e garave: të Kupës dhe kampionatit. 

Kështu që, shpresoj dhe besoj që pas një angazhimi dhe vullneti të bashkëlojtarëve e kryesisë që kemi besim shumë në ta e besoj që do të arrijmë suksesin të cilin e kemi menduar qysh në fillim të sezonit. 

Shpresoj që edhe lëndimet e lojtarëve të kalon dhe të na bashkohen dhe të vazhdojmë rrugëtimin tonë drejt synimit”, thotë Shabani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat