Liga SEHA në prag të kolapsit 

Hendboll

Liga SEHA në prag të kolapsit 

Nga: K.G. Më: 4 mars 2022 Në ora: 19:17
Liga SEHA në prag të kolapsit 

Liga rajonale e hendbollit SEHA është në prag të kolapsit total për shkak të luftës në Ukrainë, shkruan gazeta kroate “Jutarnji List”.

Arsyeja është mjaft e qartë, agresioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë që e bën të pamundur funksionimin normal të ligës, sponsori kryesor i së cilës është Gazprom dhe një nga skuadrat pjesëmarrëse është Motor nga Ukraina.

Skuadra e Motorit, e cila është në të njëjtin grup me Vardarin, nuk ka luajtur asnjë ndeshje në SEHA dhe siç po shkojnë gjërat, klubi nga Zaporozhye nuk do t'i rikthehet stërvitjeve apo ndeshjeve në një të ardhmen e afërt.

As presidenti Mihajlovski dhe as drejtori Ostojiq në prononcimet për “Jutarnji” nuk kanë mundur të japin përgjigje kur mund të vazhdojë garat në ligë, pas së cilës bëhet e qartë se pasiguria është e madhe dhe dita -ditës gjasat që gara rajonale të ndërpritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat