Rahovecit i takon ndeshja përmbyllëse

Hendboll

Rahovecit i takon ndeshja përmbyllëse

Më: 6 mars 2022 Në ora: 20:03
Foto nga: Shqipron Berisha

Rahoveci e ka fituar ndeshjen përmbyllëse të xhiros së 18-të, përkatësisht të pjesës së rregullt të kampionatit në Superligën e Kosovës në hendboll.

Të dielën në Podujevë, Rahoveci fitoi ndaj Llapit vendas me rezultat të ngushtë, 36:34.

Vreshtarët në pjesën e parë kishin epërsi të vazhdueshme, ndërsa pas 30 minutave lojë rezultati ishte 18:13 për Rahovecin. Edhe pjesa e dytë vazhdoi njëjtë, ndërsa në fund vendasit u afruan në dy gola.

Elion Vokshi ishte më efikasi te Rahoveci me 11 gola. Alban Haziri shtoi nëntë. Blerton Hasani shënoi dhjetë gola për Llapin. Nëntë i kishte Artir Muçiqi, kurse tetë i realizoi Endrit Havolli.

Rahoveci e mbyll pjesën e rregullt në pozitën e katërt me 24 pikë. Do të vazhdoi garimin në Superligën A. Llapi renditet i teti me 10 pikë dhe vazhdon garën në Superligën B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat