Turne i hendbollisteve në Gjakovë

Hendboll

Turne i hendbollisteve në Gjakovë

Më: 7 mars 2022 Në ora: 12:38
Turne i hendbollisteve në Gjakovë

Klubi i hendbollit Shqiponja organizon edicionin e radhës së turneut tradicional “Shqiponja 2000”.

Turneu mbahet të hënën (sot) dhe të martën, ndërsa marrin pjesë katër skuadra të hendbollisteve.

Pos nikoqirit, Shqiponjës, pjesë e turneut janë Ulqini dhe Nikshiqi nga Mali i Zi, si dhe lideri i Superligës së Kosovës, Istogu.

Sot janë gjysmëfinalet, prej orës 16:00 dhe 18:00. Ndeshja për vend të tretë luhet të martën nga ora 12:00, kurse finalja prej orës 14:00.

Ndeshjet luhen në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.
Turneu tradicional organizohet për Ditën e Gruas, 8 marsin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat