Prishtina fiton derbin e fortë me Kastriotin

Hendboll

Prishtina fiton derbin e fortë me Kastriotin

Më: 9 mars 2022 Në ora: 23:02
Prishtina fiton derbin e fortë me Kastriotin

Prishtina e ka nisur me fitore garimin në Superligën A të Kosovës në hendboll. Të mërkurën mbrëma në kryeqytet, Prishtina fitoi ndaj Kastriotit të Ferizajt me rezultat 30:27. Ndeshja e dy skuadrave të mëdha të hendbollit të Kosovës ishte e fortë dhe u vendos vetëm në fund.

Në pjesën e parë Prishtina ishte në epërsi të vazhdueshme ndërsa pas 30 minutave lojë rezultati ishte 19:14. Por ferizajasit nuk u dorëzuan.

Në pjesën e dytë u afruan gradualisht në rezultat, ndërsa në minutën e 56-të shifrat u barazuan në 26:26. Më pas skuadra vendase shënoi tre gola rresht për 29:26. Kastrioti shënoi për 29:27, para se të vendosej rezultati final, 30:27.

Lulzim Shabani me 7 dhe Festim Mustafa me 6 gola ishin më efikasët te Prishtina. Te Kastrioti, Guilherme Da Silva shënoi 6 gola. Nga 5 i shënuan Jeton Bislimi e Samid Mekiq.

Prishtina është e dyta me 33 pikë nga 19 ndeshje. Kastrioti mbetet i pesti me 19 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat