Turneu final i Kupës së Kosovës zhvillohet në Ferizaj

Hendboll

Turneu final i Kupës së Kosovës zhvillohet në Ferizaj

Më: 30 mars 2022 Në ora: 23:10
Turneu final i Kupës së Kosovës zhvillohet në Ferizaj

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës e ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Bordi mori vendime të rëndësishme.
Është vendosur që turneu final (Final Four) i Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll të organizohet në Ferizaj.

Ndeshjet gjysmëfinale dhe finale do të zhvillohen në palestrën “Bill Clinton” më 14 e 15 maj.
Shorti për gjysmëfinale tashmë është tërhequr.

Te hendbollistët gjysmëfinalet janë Besa Famgas – Prishtina dhe Deçani – Kastrioti. Kurse te hendbollistet gjysmëfinalja e parë është në mes të Istogut e Prishtinës. Ndërsa Vushtrria në gjysmëfinalen tjetër takohet me Ferizajn.

Bordi ka diskutuar edhe për Kuvendin e Rregullt të Punës të FHK-së. Bordi ka miratuar pasqyrat financiare për vitin 2021, pastaj raportin e Komesarit të Garave si dhe materialet tjera për Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat