Trepça triumfon në Rahovec

Hendboll

Trepça triumfon në Rahovec

Më: 2 prill 2022 Në ora: 23:44
Trepça triumfon në Rahovec

Trepça e ka fituar njërin prej derbive të javës së 24-t në Superligën A të hendbollistëve.

Të shtunën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, skuadra mitrovicase e mposhti Rahovecin me rezultatin 29:25. Me këtë fitore Trepça stabilizohet në pozitën e tretë me 31 pikë. Rahoveci mbetet i katërti me 28 pikë. Ndeshja ishte me rëndësi pikërisht për pozitën e tretë në tabelë.

Ndeshjen më mirë e hapën “vreshtarët” që ishin kryesisht në epërsi të lehtë deri në minutën e 22-të. Më pas mysafirët u shkëputën lehtë dhe pas 30 minutave lojë rezultati ishte 15:12 për Trepçën. Epërsia e mitrovicasve në pjesën e dytë ishte e vazhdueshme, ndërsa Rahoveci vetëm në fund ia doli të afrohet në tri gola, 27:24 e 28:25. Rezultati në fund ishte 29:25 për Trepçën.

Sali Maxhera me 5 gola ishte më efikasi te Trepça. Nga 4 gola i shënuan Muhamet Dubovci, Alban Shabani, Shpëtim Mehmeti e Fitim Klinaku.

Alban Haziri e Arlind Tanushi realizuan nga 7 gola për Rahovecin. 6 i shënoi Egzon Vuçitërna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat