Vushtrria është gati për festën e madhe

Hendboll

Vushtrria është gati për festën e madhe

Nga: Kemajl Goca Më: 9 prill 2022 Në ora: 12:11
Kujtim Pllana

Klubi i hendbollit Vushtrria përgatitet për festën e madhe, që sonte (20.00) do të mbahet në palestrën e sportit “Jeton Tërstena – “Tota” në Vushtrria. 

Klubi me traditë pas një viti rikthehet në shoqërinë e më të mirëve. 

Vushtrriasit për 13 ndeshje kanë po aq fitore dhe udhëheqin kreun në ligën e parë, me gjithsej 26 pikë, pesë më shumë se Samadrexha.

Image

KH Vushtrria

Organizimi shembullor në klub me kryetarin Kujtim Pllana, me trajnerin e ri maqedonas Andon Boshkovski, po ashtu lojtarët treguan angazhim e lojëra cilësore, lojtari i tetë padyshim janë   tifozët “Forca”, të gjithë së bashku arritën qëllimin, fitojnë titullin në Ligën e Parë të Kosovës.

 “Klubi i hendbollit të Vushtrrisë, me lojtarët, stafin si dhe bordin drejtues, ju ftojmë që këtë të shtunë me datë 09.04.2022, nga ora 20:00 të merrni pjesë në ndeshjen e fundit për këtë sezon.

Të shtunën do të ngritim kupën si kampionë perfektë të Ligës së Parë të Kosovës!”, njofton klubi Vushtrria.

Gjithçka është gati për ndeshjen me Prizrenin, për festën e madhe.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat