Dijana e qind për qindtë në Francë, shqiptarja që befasoi të gjithë!

Hendboll

Dijana e qind për qindtë në Francë, shqiptarja që befasoi të gjithë!

Nga: Kemajl Goca Më: 10 prill 2022 Në ora: 20:23
Dijana e qind për qindtë në Francë, shqiptarja që befasoi të gjithë!

Hendbollistja shqiptare me prejardhje nga Tuzi i Malit të Zi, Dijana Ujkiq, ka treguar lojën më të mirë deri me tash për ekipin Bourg-de-Peage. 

Dijana ka qenë e papërmbajtshme për rivalen, nga gjashtë gjuajtje po aq gola. 

Bourg-de-Peage ka shënuar fitore të thellë me rezultat 38:29 (19:13)  ndaj Celles-sur-Belle, në takimin e javës së 21-të të elitës së hendbollit francez.

Image

Faqja e specializuar për statistika “Handzone”, Dijana 100 për qind

Faqja e specializuar për statistika “Handzone” ka paraqitur përqindjen, ku Dijana është 100 për qind e saktë, 6 gjuajtje po aq gola. 

Shqiptarja befasoi të gjithë, e cila është edhe prej më të dalluarave të kësaj sfide.   

Dijana tha se ndihet e lumtur për këtë paraqitje dhe për fitoren e ekipit të saj.

Ajo zotohet se do të jap maksimumin në secilin sfidë për t’i kënaqur tifozët e mrekullueshëm të këtij ekipi.   

Bourg-de-Peage është në vend të nëntë me 35 pikë e Celles renditet i 13-ti me 28.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat