Kah po shkojnë Vahide e Puhiza Gashi?

Hendboll

Kah po shkojnë Vahide e Puhiza Gashi?

Nga: Kemajl Goca Më: 12 prill 2022 Në ora: 14:38
Vahide Gashi, e para në këmbë, majtas dhe Puhize Gashi, e fundit - djathtas

Kastrioti i Ferizajt po e përmbyllë edicionin në vend të pestë. As në garë për titull as për Kupën e Kosovës, por fundja bilanci nuk është as i mirë as i keq, 12 fitore, 1 barazim e 7 humbje për 20 ndeshje të zhvilluara deri me tash!

Kastrioti do të zhvillojë ndeshjen e mbetur në Gjakovë me Vëllaznimin dhe së fundi luan me Istogun në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.

Nuk është më çështja e rezultateve të klubit me renome Kastrioti, humbën apo fituan, vendi i pestë është i paprekshëm, por problemi është se a do të mbetet ky skelet i hendbollisteve për edicionin e ri.

Kapitenja Vahide Gashi dhe Puhiza Gashi, prej lojtareve më të mira, a do t’i qëndrojnë edhe më tej besnike klubit, që me vitet derdhën djersë aty?!  Jo vetëm Gashët, por ka gjasa edhe ndonjë tjetër hendbolliste të tundohet nga ofertat!

Asgjë nuk i dihet, Gashët deri me tash janë të kënaqura me klubin dhe asnjëherë nuk flasin as për oferta dhe as për ndonjë plan, por kryesish përqendrohen në fushën e lojës dhe luftojnë për fanellën e klubit!

Cilat mund të jenë lëvizjet në KHF Kastrioti?

Burimet tona bëjnë me dije, se e para, synojnë të ruajmë bërthamën e lojtareve, të sjellin edhe lojtare më cilësore në klub, të paktën kjo parashihet si një mundësi në afatin kalimtar veror!

Pyetja që po shtrohet, kah po shkojnë Vahide e Puhiza Gashi? A mund të mbetet Kastrioti pa Gashët? Gashët janë në heshtje! Gashët ka kohë që nuk buzëqeshin në aspektin sportivë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat