Rahoveci kafshatë e lehtë për Besën

Hendboll

Rahoveci kafshatë e lehtë për Besën

Më: 14 prill 2022 Në ora: 11:12
Rahoveci kafshatë e lehtë për Besën

Besa Famgas e ka fituar edhe ndeshjen e xhiros së 27-të të Superligës A të Kosovës në hendboll.

Më palestrën “Mizahir Isma”, skuadra pejane e mposhti Rahovecin vendas me rezultat bindës, 49:26. Pas 30 minutave rezultati ishte 23:15 në të mirë të skuadrës mysafire.

Prej 13 lojtarëve të Besës që shënuan gola, më efikasi ishte Kastriot Jupa me 9 gola. Denis Shabanoviq i shënoi 7, ndërsa 6 i kishte Egzon Gjuka.

11 gola për Rahovecin i shënoi Alban Haziri. Arlind Tanushi shtoi 4.
Besa i ka fituar 27 ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 54 pikë. Rahoveci është i katërti me 30 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat