Kastrioti fiton, 12 gola të Aldi Rudarit

Hendboll

Kastrioti fiton, 12 gola të Aldi Rudarit

Më: 15 prill 2022 Në ora: 10:51
Kastrioti fiton, 12 gola të Aldi Rudarit

Aldi Rudari ka shënuar 12 gola derisa Kastrioti ka fituar pikët në ndeshjen e luajtur në shtëpi.

Kastrioti, në palestrën “Bill Clinton” e mposhti Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat 37:32. Pas pjesës së parë rezultati ishte 21:15.

Ndeshja i takonte javës së 27-të të Superligës A të Kosovës në hendboll. Ishte kjo ndeshja e fundit e javës së parafundit të Superligës A. Vetëm në minutat e fundit ferizajasit u shkëputën në rezultat. Në pjesën e dytë gjakovarët ia dolën të afrohen në një gol, por më pas vendasit e kontrolluan ndeshjen deri në fund.

6 gola për Kastriotin i shënoi Guilherme Da Silva, derisa nga 5 i kishin Jeton Bislimi e Hamdi Salihu.

Te Vëllaznimi 11 gola i shënoi Arbër Neziri. Nga 7 i kishin Ardi Halili e Mali Luzha.

Kastrioti është i pesti me 27 pikë, ndërsa Vëllaznimi i gjashti me 21. Në këto pozita edhe do ta përfundojnë kampionatin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat