Kosova u ndesh me Spanjën, ky është rezultati përfundimtar

Hendboll

Kosova u ndesh me Spanjën, ky është rezultati përfundimtar

Më: 19 prill 2022 Në ora: 18:02
Kosova u ndesh me Spanjën, ky është rezultati përfundimtar

Kombëtarja U16 e Kosovës në hendboll (vajzat) e ka luajtur të martën ndeshjen e tretë në Kampionatin Mesdhetar që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Pas ndeshjeve me Malin e Zi dhe Rumaninë, vajzat tona kishin tjetër sfidë të vështirë.

Përballë e kishin Spanjën. Spanja fitoi me rezultat 20:8. Ndonëse rezultati është i lartë, vajzat tona në momente kanë shfaqur vlera.

Gjithsesi kjo ndeshje do të shërbejë si përvojë shumë e rëndësishme për të ardhmen e kësaj gjenerate në hendboll.

Kjo ishte ndeshja e fundit e Kosovës në kuadër të grupit A. Tani vajzat tona i kanë ndeshjet për plasman përfundimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat