Besa të shtunën kërkon finalen, Prishtina të dielën

Hendboll

Besa të shtunën kërkon finalen, Prishtina të dielën

Më: 22 prill 2022 Në ora: 23:04
Besa të shtunën kërkon finalen, Prishtina të dielën

Besa Famgas planifikon që të shtunën të sigurojë kalimin në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).

Besa ishte bindëse të enjten ndaj Rahovecit dhe fitoi gjysmëfinalen e parë. Ndonëse Besa ishte vendase, ndeshja u luajt në Rahovec për shkak se palestra në Pejë ishte e zënë. Ndeshja e kthimit luhet në Pejë, ndonëse Rahoveci është vendas. Kështu kanë arritur marrëveshje klubet.

Rahoveci e Besa Famgas takohen të shtunën nga ora 20:30.

Ndërkohë të dielën prej orës 20:30 është ndeshja në mes të Trepçës dhe Prishtinës. Prishtina udhëton me synim për të kaluar në finale, ndërsa “xehetarët” synojnë që serinë gjysmëfinale ta dërgojnë në ndeshjen e tretë.

Trepça të enjten ishte më e mirë se Prishtina në pjesën e parë, por skuadra kryeqytetase shfaqi dukshëm më tepër në pjesën e dytë dhe fitoi sfidën. Në ‘Minatori” pritet ndeshje e fortë dhe interesante deri në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat