Besa Famgas, finalisti i parë

Hendboll

Besa Famgas, finalisti i parë

Më: 24 prill 2022 Në ora: 11:47
Besa Famgas, finalisti i parë

Besa Famgas është finalistja e parë e plejofit të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Në gjysmëfinale, Besa në dy ndeshje ishte më e mirë se Rahoveci.

Skuadra pejane fitoren e dytë e arriti të shtunën mbrëma në palestrën “Karagaçi”. Kampionia aktuale, Besa Famgas, fitoi ndaj Rahovecit me rezultat 40:26.

Victor Alonso me 12 gola ishte më efikasi te Besa. 6 i realizoi Deniz Terziqi.
Te Rahoveci 7 gola i shënoi Alban Haziri, 6 i kishte Arlind Tanushi, ndërsa 5 herë shënoi Egzon Vuçitërna.

Besa në finale e pret fituesin e përballjes Prishtina – Trepça. Besa Famgas ka fituar të gjitha 30 ndeshjet e këtij edicioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat