Fitore e rëndësishme e Demajt dhe Hajdarit

Hendboll

Fitore e rëndësishme e Demajt dhe Hajdarit

Më: 1 maj 2022 Në ora: 23:05
Fitore e rëndësishme e Demajt dhe Hajdarit

Dy hendbollistet e rëndësishme të Kosovës, kapitenia Leonora Demaj dhe Marigona Hajdari kanë shënuar fitore të rëndësishme të dielën.

Ato me skuadrën Ringkobing kanë fituar bindshëm, 35:26, ndaj skuadrës Ringsted.

Ishte ndeshja e parë e serisë së plejautit ku skuadrat luajnë për një vend në elitën e Danimarkës në edicionin e ardhshëm. Ringkobingu ka luajtur në elitë këtë edicion, por duhet që ta konfirmojë vendin.

Organizatorja e lojës, Marigona Hajdari, ndeshjen e mbylli me 3 gola e 3 asistime. Kurse Demaj shënoi dy gola. Për shkak të lëndimit, Ringkobingut ende po i mungon Arlinda Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat