Në finale përballen Ferizaj - Istogu

Hendboll

Në finale përballen Ferizaj - Istogu

Më: 14 maj 2022 Në ora: 18:37
Në finale përballen Ferizaj - Istogu

Ferizaj është finalisti i dytë i Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Në gjysmëfinalen e dytë, Ferizaj e mposhti Vushtrrinë me rezultatin 31:27. Ndeshja u luajt të shtunën pasdite në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

Vendaset nisën herët shkëputjen, ndërsa pas pjesës së parë rezultati ishte 20:15 në të mirë të Ferizajt.

Ferizaj e mbajti epërsinë prej disa golave në pjesën e dytë dhe në fund fitoi me shifrat 31:27.

Larisa Da Silva dhe Ana Luisa Chaves shënuan nga 7 gola për Ferizajn.

Te Vushtrria, Burneta Rama i realizoi 8 gola. 6 i kishte Donita Kasumi.

Portierja Njomza Kelmendi u shpall lojtare e ndeshjes te Vushtrria. Ana Luisa Chaves ishte më e mira te Ferizaj.

Ferizaj në finale takohet me Istogun. Finalja zhvillohet të dielën nga ora 20:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat