Fol Ekrem Beqa, trego të vërtetën e klubit të madh!

Hendboll

Fol Ekrem Beqa, trego të vërtetën e klubit të madh!

Nga: Kemajl Goca Më: 22 maj 2022 Në ora: 16:37
Ekrem Beqa është në të djathtë

Në popull thonë se heshtja është edhe një shenjë pajtimi me deklaratën e palës tjetër. Ose heshtja edhe një lloj frike nga ndonjë përballje e paparashikueshme me palën tjetër.

Ose edhe iu duhet kohë për t’i kundërpërgjigjur palës tjetër.

Ish portieri i mirënjohur Sami Çerkini sot ka thyer heshtjen duke atakuar në përgjithësi hendbollin e Kosovës, posaçërisht klubin me renome Kastriotin e Ferizajt, ekip që përfundoi në vend të pestë në kampionat, një dështim i madh dhe ngushëllimi i vetëm ka qenë që ishin në finale të Kupës së Kosovës.

Ekrem Beqa është drejtor sportiv në klubin me renome Kastrioti, deri me tani vazhdon të hesht. Ekrem Beqa trego të vërtetën se përveç Sami Çerkinit edhe prof. Ismet Jupa para një kohe, ka treguar se gjendja në këtë klub nuk është e mirë dhe nuk trajtohen si duhet lojtarët e as trajnerët vendorë! Iu duhet ta thoni të vërtetën, ta sqaroni opinionin sportivë. Çerkini e thotë hapur se po nënçmohen trajnerët vendorë, Kastrioti po hesht!  

Zotëri Beqa, a qëndron fakti se trajneri i huaj (maqedon) paguhet pesëfish më shumë se ndihmësit e tij? Kastrioti është klub i madh, përgjegjësia është e madhe dhe deklarata e Çerkinit është e një ish portierit që i takon edhe gjeneratës së artë dhe që ka fituar shumë trofe me klubin ferizajas. 

Fol Ekrem Beqa, trego të vërtetën e klubit të madh!

“Kemi trajnerë të huaj në Kosovë. Asgjë nuk ka të keqe këtu sepse mirë që kemi! Ajo që është për t’u brengosur, angazhimi i trajnerëve të huaj, të cilët janë ose me nivelin tonë ose nën nivelin tonë, ata paguhen deri 1500 euro, kurse trajnerët e Kosovës nënçmohen me 200 e 300 euro.

Kemi raste që edhe ato pak mjete që merren vesh nuk i japin. Kjo është e dhimbshme. Kuadro tona edhe pse janë më të mirë, nënçmohen dhe shkelet djersa e mundi i tyre!
Rast konkret e kemi KH Kastriotin e Ferizajt në konkurrencën e meshkujve, të cilët angazhuan një trajner të panjohur për hendbollin e Kosovës, ndërsa në Ferizaj kemi shumë trajnerë të cilët sot nuk janë të angazhuar vetëm për shkak të inateve.

Trajnerët e mirëfilltë bredhin rrugëve, ndërsa angazhojnë trajnerë që nuk sjellin asgjë dhe paguhen deri 1500 euro, vetëm pse është i një shteti tjetër dhe për dije e punë është nën nivelin e shumë trajnerëve.  

Prapë suksese janë të njëjtë sikur vitet e mëhershme”, ka thënë mes të tjera Çerkini për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat