Prishtina në finale të Ligës së juniorëve

Hendboll

Prishtina në finale të Ligës së juniorëve

Më: 29 maj 2022 Në ora: 13:08
Prishtina në finale të Ligës së juniorëve

Prishtina është finalistja e dytë e Ligës së juniorëve të Kosovës në hendboll. Prishtina në gjysmëfinale e mposhti skuadrën e Deçanit me rezultat 23:18.

Prishtinasit fitoren e siguruan në pjesën e dytë. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 9:8 në të mirë të Prishtinës. Ndeshja është luajtur të shtunën pasdite në kryeqytet.

Drin Ferati me 6 gola ishte më efikasi te Prishtina. 5 i shënoi Erdon Jahiu, ndërsa 4 gola i kishte Erion Bajramaj.

Te Deçani, Aldijon Cacaj e Erjol Dautaj i shënuan nga 5 gola.

Prishtina të dielën prej orës 17:00 luan në finale me Besa Famgas. Deçani luan me Llapin për vend të tretë, të dielën prej orës 15:00,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat