Pionieret e Istogut shënojnë fitore

Hendboll

Pionieret e Istogut shënojnë fitore

Më: 31 maj 2022 Në ora: 17:48
Pionieret e Istogut shënojnë fitore

Istogu i përkushtohet punës edhe me të reja duke pretenduar në një ardhme më të sigurt të ekipit.

Pionieret e Istogut kanë shënuar fitore me rezultat 2:18 ndaj Dukagjini të Klinës.

“Hendbollistet e reja të akademisë së Istogut sot në palestren e sporteve në Istog, me lojë shumë të mirë kanë arritur fitore kundër skuadrës së Dukagjinit.

Istogu ka një gjeneratë shumë premtuese, mosha mesatare e të cilave është 10.5 vjeç, ndërsa janë duke garuar në ligen e pionereve deri në 16 vjeç. 

Përformanca e treguar në këto ndeshje lë të kuptohet që po vie një gjeneratë që do të shkoj pas hapave të skuadrës së parë, që në të ardhmen e afert t’i sjellin shumë trofe skuadrës së Istogut dhe të jenë pjesë e garave evropiane.

Hendbollisteve të reja të Istogut ju deshirojmë shumë suksese në karrierë!”, njofton KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat