Deçani në gjysmëfinale te pionierët

Hendboll

Deçani në gjysmëfinale te pionierët

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 19:04
Deçani në gjysmëfinale te pionierët

Te Deçani po shpaguhet puna që po bëhet në vitet e fundit, ndërsa rezultatet e kësaj pune do të shihen edhe më shumë në vitet e ardhshme.

Pionierët e Deçanit do të luajnë në gjysmëfinale të kampionatit të Kosovës.

Në çerekfinale, të dielën në Podujevë, Deçani e mposhti Kastriotin me rezultat 26:21. 7:5 përfundoi pjesa e parë, ndërsa rezultati pas pjesës së dytë ishte 18:11. Bilall Mazrekaj shënoi shumicën e golave për Deçanin, plot 11. 4 i realizoi Bleon Rustaj e 3 Erblin Neziraj.

Te Kastrioti, Drilon Brahimi i shënoi 7 gola. 5 i kishte Diolen Ajvazi, derisa Safet Jashari shtoi 3 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat