Njomakët e Istogut kualifikohen në gjysmëfinale

Hendboll

Njomakët e Istogut kualifikohen në gjysmëfinale

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 19:09
Njomakët e Istogut kualifikohen në gjysmëfinale

Istogu po shndërrohet në qendër të rëndësishme edhe sa i takon hendbollistëve.

Suksesi i fundit dëshmon se në këtë qytezë po punohet edhe me hendbollistët e rinj.

Të dielën, pionierët e Istogut janë kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së pionierëve.

Në ndeshjen çerekfinale Istogu e ka mposhtur Prishtinën me rezultat 24:23. Pas pjesës së parë istogasit kishin epërsi prej dy golash, 8:6.

Pas pjesës së dytë rezultati ishte 16:12 për Istogun, kurse pas pjesës së tretë shifrat ishin 24:23 për istogasit.

Ndeshja është luajtur në Podujevë. Pas një jave luhen ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat