Samadrexha kompleton gjysmëfinalen

Hendboll

Samadrexha kompleton gjysmëfinalen

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 00:09
Samadrexha kompleton gjysmëfinalen

Samadrexha është gjysmëfinalisja e fundit në Ligën e Pioniereve të Kosovës në hendboll.

Në çerekfinale, të shtunën në Gjakovë, Samadrexha e mposhti skuadrën Jusuf Gërvalla me rezultat 30:26.

Ishte kjo njëherit çerekfinalja më e përafërt.

Pas pjesës së parë samadrexhaset kishin vetëm një gol epërsi, 10:9. 20:17 ishte rezultati pas pjesës së dytë, ndërsa në fund dallimi ishte katër gola.

Artiola Surdulli me 13 gola dhe Elisa Krasniqi me 12, kanë udhëhequr Samadrexhën drejt fitores së rëndësishme. Arjeta Imeraj i kishte 13 gola për Jusuf Gërvallën. Learta Gashi realizoi 9 herë.

Në gjysmëfinale, të dielën nga ora 10:30, Samadrexha takohet me Ferizajn. Edhe gjysmëfinalja luhet në Gjakovë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat