Emocionet e finales Barcelona - Kielce

Hendboll

Emocionet e finales Barcelona - Kielce

Nga: K. G. Më: 19 qershor 2022 Në ora: 15:27
Emocionet e finales Barcelona - Kielce

Sot qyteti gjerman, Koln, merr frymë me ritmin e hendbollit.

Sot është dita e finales së Champions League. 

Sot luhet finalja e madhe në “Lanxess Arena”, ku janë shitur të gjitha biletat.

Barcelona e Spanjës përballet me Kielcen e Polonisë. 

Dy ekipet do të luftojnë për fronin e më të mirit, ndeshja luhet në orën 18:00.

Nga mëngjesi i sotëm në Këln këndohet, rrugët janë mbushur plot me tifozë të të gjitha skuadrave që janë pjesë e kësaj finale hendbolli. Më të shumtët janë ato të Veszpremit dhe Kielces. 

Tifozët polakë u gjendën në qendër të vëmendjes, e ngjyrosën qytetin me ngjyrë të verdhë, duke fituar zemrat edhe të atyre që nuk janë adhurues të hendbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat