Finale e çmendur, Barcelona kampion i ri i Evropës

Hendboll

Finale e çmendur, Barcelona kampion i ri i Evropës

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 20:02
Finale e çmendur, Barcelona kampion i ri i Evropës

Barcelona është kampion i ri i Evropës në hendboll (meshkujt).

Ekipi i Barcelonës shënoi fitore me penallti me rezultat 5:3 (37:35) ndaj Vivi Kielces nga Polonia, në finalen e Champions League.

Në hallën sportive “Lanxess Arena” në Koln të Gjermanisë, rreth 20 mijë shikues, panë një finale të zjarrtë dhe dramatike, ku fituesi nuk u përcaktua as pas vazhdimeve dy herë nga 5 minuta! Ndeshja pas 70 minutave përfundoi 32:32.

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras (28:28). 

Në sekondën e fundit, skuadra polake përmes hendbollistit Karalek barazoi rezultatin (28:28) për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.  

Pjesa e parë, fillimisht Kielce avancoi me 0:1, barazojnë katalunasit dhe avancojnë me 5:2, 6:3, 7:4, 10:7, 11:9. Kielce barazon rezultatin 12:12 dhe Barcelona në epërsi (14:13), duke shkuar në pushim me një gol dallim. 

Në pjesën e dytë dramë e madhe, herë Barcelona e herë Kielce në epërsi. Dramë deri në sekondën e fundit, ndërsa vazhdimet edhe më dramatike, në minutën e 65-të rezultati 30:30 sikurse (32:32) edhe në të 68-tën.

Gomes me 9 gola, N'guessan me 5 janë më efikasi të Barcelona, ndërsa Karalek, A. Dujshebaev, D. Dujshebaev, Moryto, Kulesh, Vujoviq, secili shënuan nga 4 gola për ekipin polak.

Gjiganti katalanas arriti të mbronte titullin, për kurorën e 11-të evropiane. në historinë e garave elitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat