EHF, përjashton Vardarin nga Champions League

Hendboll

EHF, përjashton Vardarin nga Champions League

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 14:51
EHF, përjashton Vardarin nga Champions League

Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) konfirmoi se lajmin se skuadra e hendbollit “Vardar 1961” është përjashtuar nga Champions League, për shkak të borxheve të paraardhësit të tij, para shtimit të emrit, i cili drejtohej nga një strukturë krejtësisht e ndryshme drejtuese.

EHF nuk i ka dhënë leje Vardarit për të marrë pjesë në garën elitare, duke shpjeguar se ka dy vite që kanë tentuar t’i zgjidhin problemin me pagat e papaguara të ish-hendbollistëve, por se kjo situatë nuk është tejkaluar.

“Për të shlyer borxhet me Vardarin, ka pasur komunikim nga ana e EHF. Për fat të keq, përfaqësuesit e klubit nuk respektuan datat dhe vendosën një strategji për shtyrjen. Pagesat janë bërë pjesërisht dhe janë bërë disa përpjekje për shtyrjen e tyre për sezonin e ardhshëm.

Komiteti Ekzekutiv në mbledhjen e fundit ka vendosur që Vardari nuk e ka respektuar marrëveshjen dhe nuk i ka kryer pagesat me kohë, kështu që nuk i plotëson kriteret për pjesëmarrje në Kupat e Evropës për sezonin 2022/23”, thuhet mes tjerash në kumtesën e EHF-së.

Kujtojmë se “kuqezinjtë” kanë fituar dy here Ligën e Kampionëve deri më tani, në vitin 2017 dhe 2019.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat