Ekrem Beqa konfirmon përforcimin e ri të KH Kastriotit 

Hendboll

Ekrem Beqa konfirmon përforcimin e ri të KH Kastriotit 

Nga: Kemajl Goca Më: 29 qershor 2022 Në ora: 22:37
Ekrem Beqa dhe Shpëtim Mehmeti

Klubi me renome i hendbollit Kastrioti i Ferizajt, vazhdon me përforcime për edicionin e ri 2022 - 2023.

Drejtori i klubit, Ekrem Beqa, konfirmon përforcimin e ri. Është fjala për hendbollistin Shpëtim Mehmeti, i cili luan në pozitën e alos së djathtë.

Mehmeti, me sukses ka luajtur për Trepçën e Mitrovicës, një periudhë edhe për Drenicën e Drenasit. 

Ky është përforcim i madh për ekipin që synon të gjitha trofetë në edicionin e ri. 

“Sot bëmë marrëveshje me Shpëtim Mehmetin”, thotë Beqa për gazetën kombëtare “Bota sot“. 

Beqa tha se angazhimi i Mehmetit është edhe një mundësi e mirë që të kompletohet ekipi, pasi që edicionin e kaluar patën zbrazëti në këtë pozitë.

“Duke patur parasysh që gjate kampionati të kaluar në këtë pozitë ishim te varfër, mendoj që Shpëtimi do ta mbuloj mirë këtë pozitë”, tha më tej.

Jo me kaq, Kastrioti është duke negociuar edhe me disa hendbollistë, por nuk bëhet e ditur janë vendorë apo nga shtetet e jashtme.

“Jemi në kontakt edhe për përforcime tjera, natyrisht do të informoheni në javët në vazhdim”, nënvizon Beqa.

Kastrioti, para pak ditësh ka rikthyer edhe Lulzim Shabanin dhe Festim Mustafën, të cilët luajtën për Prishtinën në edicionin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat