Më 1 korrik fillon afati kalimtar

Hendboll

Më 1 korrik fillon afati kalimtar

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 22:52
Më 1 korrik fillon afati kalimtar

Më 1 korrik fillon afati i rregullt kalimtar në hendbollin e Kosovës.

Afati do të jetë i hapur deri më 15 korrik.

Pritet një afat i pasur kalimtar, me lëvizje të shumta të lojtarëve. Tashmë klubet kanë njoftuar për lëvizje të bëra, ndërsa ato do t’i zyrtarizojnë gjatë afatit kalimtar.

Kastrioti i Ferizajt ishte prej klubeve më aktive deri më tani, ndërsa lëvizje te hendbollistët do të bëjnë edhe skuadrat tjera të Superligës. Madje pritet që skuadrat të angazhojnë edhe lojtarë të huaj.

Lëvizje pritet të ketë edhe te hendbollistet. Disa skuadra e kanë paralajmëruar këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat