Polonia – Franca, ndeshja e parë e Botërorit 2023

Hendboll

Polonia – Franca, ndeshja e parë e Botërorit 2023

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 12:12
Polonia – Franca, ndeshja e parë e Botërorit 2023

Më Katowice të Polonisë është tërhequr shorti për Kampionatin Botëror të hendbollistëve që mbahet vitin e ardhshëm (11 – 29 janar).

Ndeshja e parë e Botërorit është Poloni – Francë, që luhet më 11 janar 2023.
Ceremonia e shortit ishte madhështore, ndërsa një fjalim përshëndetës e ka mbajtur Hassan Moustafa, president i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit.

Është ky Botërori i 28-të i hendbollit, që mbahet në Poloni e Suedi.

Grupi A (në Krakow): Spanja, Mali i Zi, Kili, Irani
Grupi B (në Katowice): Franca, Polonia, Arabia Saudite, Sllovenia
Grupi C (në Gothenburg): Suedia, Brazili, Africa 2, Uruguai
Grupi D (në Kristianstad): Islanda, Portugalia, Hungaria, Korea e Jugut
Grupi E (në Katowice): Gjermania, Katari, Serbia, Afrika 5
Grupi F (në Krakow): Norvegjia, Maqedonia e Veriut, Argjentina, Holanda
Grupi G (në Jonkoping): Afrika 1, Kroacia, Afrika 3, SHBA-ja
Grupi H (në Malmo): Danimarka, Belgjika, Bahrejni, Afrika 4

Në Botëror pra janë edhe dy Kombëtare me të cilat Kombëtarja e Kosovës përballet në kualifikimet për Euro 2024. Bëhet fjalë për Malin e Zi dhe për Slloveninë.
Me Malin e Zi, Kosova fillimisht luan më 12 tetor në Podgoricë. Ndërsa e presim Slloveninë më 15 tetor.

Për Botëror ka mbetur të përcaktohen edhe pesë Kombëtaret nga Afrika. Ato caktohen në Kampionatin e Afrikës që mbahet prej 11 deri më 18 korrik në Egjipt.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat