Dy hendbolliste premtuese nga Gjermania

Hendboll

Dy hendbolliste premtuese nga Gjermania

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 23:07
Sirena Haxhaj e Alisia Palokaj

Kampi veror i Federatës së Hendbollit të Kosovës vazhdon të jetë tërheqës për lojtarë e lojtare nga Kosova që bëjnë karrierë në vende evropiane.

Pjesë e kampit të këtij viti tashmë janë bërë dy lojtare premtuese që hendbollin po e mësojnë në Munich të Gjermanisë.

Bëhet fjalë për lojtaret e lindura në vitin 2006, Sirena Haxhaj e Alisia Palokaj. Sirena luan në TSV Allach 09 dhe është golashënuesja më e mirë e skuadrës. Ka mesatare të lartë të golave. Me potencial të madh vlerësohet edhe Alisia, që luan për HT Muenchen.

Gjatë kampit ato do të shkëmbejnë përvoja me hendbollistet e klubeve tona, ndërsa do të kontribuojnë në rritjen e profilit të kampit të FHK-së.

Nga ky kamp pritet të dalin lojtaret që do ta mbajnë barrën kryesore në vitet e ardhshme në Kombëtaren U18. Kjo gjeneratë vlerësohet shumë premtuese, ndërsa pritet të plotësohet me lojtare me potencial që luajnë në vende evropian.

Në kamp të dielën është punuar me zell të madh. Njomakët tanë kanë shfaqur sjellje shembullore dhe interesim për të mësuar sa më shumë. Kampistët të dielën i ka vizituar edhe Agron Shabani, selektor i Kombëtares A te hendbollistet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat