Kosova U20 mposhtet nga Ukraina

Hendboll

Kosova U20 mposhtet nga Ukraina

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 11:13
Kosova U20 mposhtet nga Ukraina

Ndonëse angazhimi i shumicës së lojtarëve nuk ka munguar, Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll ka pësuar humbje nga Ukraina. Ndeshja e së hënës përfundoi me rezultatin 36:22 në të mirë të Ukrainës.

U luajt në Varna ku po zhvillohet Evropiani i Divizionit B.

Në rezultat ndikuan gabimet individuale e po ashtu mungesa e qetësisë në momente të caktuara.

Në faza të caktuara, loja e Kombëtares sonë ka funksionuar, por jo mjaftueshëm sa për ta shmangur disfatën. Të mërkurën djemtë tanë luajnë me Zvicrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat