Shumë emra, një histori

Hendboll

Shumë emra, një histori

Nga: Më: 19 korrik 2022 Në ora: 20:26
Topi

Janë të shumtë emrat që e bënë historinë e hendbollit në Kosovë. Pothuaj që të gjithë dolën nga skuadra e parë e themeluar në vitin 1953, në Prishtinë nga Xhavit Spahiu, asokohe mësimdhënës i lëndës së edukatës fizike në Normalen e Prishtinës.

Për këtë skuadër kanë luajtur: Bedri dhe Masar Kabashi, Iljaz Sina, I. Berisha, Breznica I dhe II, Ruhi Shala, Halil Alidemaj, Kamber Kabashi, Xhemajl Kasumi, Nazmi Reçica, Sokol Dauti, Arsim Fehmiu dhe Skënder Lamaxhema.

Normalisti mbizotëroi prej vitit 1954 e deri më 1959, duke qenë gjashtë herë me radhë kampion i Kosovës. Më 20 shtator të vitit 1959 u bë mbledhja e parë e Këshillit Hendbollistik të Krahinës me përfaqësuesit e skuadrave.

U vendos që kampionati të fillojë më 27 shtator të vitit 1959.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat