KHF Kastrioti të kërkojë arsyen e dështimit...

Hendboll

KHF Kastrioti të kërkojë arsyen e dështimit...

Nga: Kemajl Goca Më: 20 korrik 2022 Në ora: 16:21
KHF Kastrioti gjatë përgatitjeve

Klubi i hendbollit Kastrioti i Ferizajt (femrat), shtatë herë kampion i pas luftës, nuk arriti pritshmëritë në edicionin që e lamë pas, mbeti jashtë katërshes së parë.

Klubi ferizajas përfundoi në vend të pestë me 27 pikë, 7 pikë me pak se pozita e katërt Vushtrria.

Kastrioti ka ekip të mirë, me disa hendbolliste me përvojë, të paktën kanë mundur të përfundojnë në pozitën e katërt.

Cilët janë shkaktarët që mbeten jashtë katërshes së parë, klubi duhet t’i gjejë arsyet, të bëjë një analizë në tërësi të 22 ndeshjeve të kampionatit. 

Tani ka disa përforcime për edicionin e ri dhe që pretendojnë më shumë. Klubi duhet t’i shpalosë synimet, çfarë duan dhe paraprakisht të nxjerrin analizën ku çaluan, pse çaluan, çfarë i mungojë në tërësi ekipit dhe pse dështuan në edicionin që e lamë pas? Të gjejnë shkaktarin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat