Kombëtarja e Kosovës U18 udhëton për në Letoni

Hendboll

Kombëtarja e Kosovës U18 udhëton për në Letoni

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 23:25
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll sonte merr rrugë për në Letoni, ku do të paraqitet në Kampionatin Evropian të Divizionit B.

Hendbollistët deri 18 vjet kanë zhvilluar fazë përgatitore në Gjakovë, ndërsa së fundi i kanë luajtur katër ndeshje përgatitore në Slloveni.

Trajneri Fatmir Muhaxheri vlerëson se djemtë janë gati për të dhënë maksimumin gjatë Evropianit në Letoni.

Kosova është në grupin A së bashku me Maqedoninë e Veriut, Letoninë e Turqinë. Në grupin B janë Zvicra, Luksemburgu e Belgjika. Ndeshjet e para janë të hënën.

Pos në Letoni, Kampionate Evropiane të Divizionit B organizohen edhe në Izrael e në Rumani.

Kosova U18 ndeshjen e parë e luan të hënën prej orës 15:30. Në Riga përballet me nikoqirin, Letoninë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat