Kampinoati Botëror i Junioreve “Kosova ‘79”

Hendboll

Kampinoati Botëror i Junioreve “Kosova ‘79”

Nga: K. G. Më: 9 gusht 2022 Në ora: 13:06
Topi

Se Kosova ishte bërë tashmë një qendër e njohur e hendbollit evropian dhe botëror u dëshmua me organizimin e Kampionatit botëror të hendbollisteve të reja “Kosova ‘79”.

Në krye të Këshillit të organizimit të kësaj shfaqjeje kulmore, që u mbajt prej 13-23.10.1979, ishte akademik Esat Stavileci. Ekipi i tij prej mbi 300 vetash, bëri një punë të shkëlqyer që nga kreu i hendbollit botëror mori notën më të lartë.

Në këtë kampionat morën pjesë 13 shtete: Austria, BRSS, Danimarka, Franca, Holanda, Hungaria, Italia, Japonia, Jugosllavia, Norvegjia, RD e Gjermanisë, RF e Gjermanisë dhe SHBA-ja. Në shtatë qendra të Kosovës: në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan, u zhvilluan gjithsej 45 ndeshje.

Titullin e kampionit e fitoi BRSS-ja.

Vlerësimin më të mirë për suksesin e plotë të këtij kampionati e bëri nënkryetari i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, z.Alberto dë San-Roman: “… atë çka e bënë punëtorët sportivë të Kosovës me të vërtetë meriton lëvdata të mëdha. Mikpritja, animi korrekt, disiplina në shtatë palestrat kosovare dhe të gjitha “cikërrimat” që i përcollën lojërat e kampionatit, janë dëshmi se si duhet organizuar një ngjarje kësisoj.

Për këtë që thashë më parë do të flas edhe aty ku është vendi – në selinë e IHF-së”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat