Fillimi i mirë nuk mjafton

Hendboll

Fillimi i mirë nuk mjafton

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 21:05
Fillimi i mirë nuk mjafton

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka humbur edhe ndeshjen e dytë në kuadër të Kampionatit Evropian të Divizionit B në Letoni.

Të martën, hendbollistët tanë u përballën me Maqedoninë e Veriut, në Riga.

Kombëtarja jonë e nisi shumë mirë ndeshjen dhe në 15 minutat e parë ishte në epërsi. Madje epërsia shkoi deri në pesë gola, 7:2, 8:3, 9:4.

Në minutën e 16-të, Maqedonia e Veriut barazoi rezultatin në 9:9 dhe më pas nisi shkëputjen. Në fund rezultati ishte 39:16 në të mirë të Maqedonisë së Veriut.

Të enjten kombëtarja jonë luan me Turqinë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat