Çairi që sfidon Istogun, zgjedh një problem

Hendboll

Çairi që sfidon Istogun, zgjedh një problem

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 11:48
Çairi që sfidon Istogun, zgjedh një problem

Kryesia e klubit të hendbollit për femra VHC Çair nga Çairi i Shkupit ka zgjidhur një problem të madh financiar për sezonin e ri-atë të ushqimit.

Tani e tutje vashat e këtij klubi do të drekojnë dhe darkojnë në restaurantin e njohur, Austrian Palace, i cili ndodhet në Çarshi të vjetër të Shkupit.

Klubi falënderon pronarin Sinan Llamallari për gjestin e bukur dhe shpresojnë se asnjëherë nuk do t’i zhgënjejnë, përkundrazi do t’ia kthejnë me rezultate të mira.

VHC Çair është “ambasador” i hendbollit në komunën e Çairit, duke përfaqësuar ate në mënyrën më të mirë të mundshme si në garat vendore dhe ato europiane. Vashat e këtij klubi edhe sivjet pretendojnë majat më larta në elitën e hendbollit për femra, ndërsa në ndeshjet europiane do të statojnë nga java e dytë të kupës europiane EHF.

Mos të harrojmë se cairaset sivjet do të jenë edhe më të forta pas ardhjes së dy gjeorgjianeve, portieren Mariami Cavcidze, alon e djathtë, Mariami Mikelidze, pivoten boshnjake Amela Xhakmiq dhe mbrojtesen Marija Nikollovska.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat