Kosova mposhtet edhe nga Turqia

Hendboll

Kosova mposhtet edhe nga Turqia

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 16:07
Kosova

Ka pasur përmirësimë të ndjeshme në lojën e Komëbtares U18 të Kosovës në hendboll në krahasim me dy ndeshjet e para në Kampionatin Evropian të Divizionit B që po mbahet në Letoni.

Ndonëse përmirësimi ishte i ndjeshëm, djemtë tanë e kanë humbur edhe ndeshjen e tretë në fazën grupore.

Të enjten në Riga, Kosova U18 pësoi nga Turqia me rezultat 29:23. Pas pjesës së parë rezultati ishte 18:10.

Në periudha ka funksionuar loja jonë, por djemtë e kanë kuptuar që për paraqitje të nivelit më të lartë duhet të punojnë shumë më tepër. Gjithsesi përvoja në këtë Evropian do të shërbejë shumë për këtë gjeneratë që po i luan ndeshjet e para zyrtare ndërkombëtare.

Elion Goçi, Amar Muqolli e Olsi Mulaj kanë shënuar nga pesë gola ndaj Turqisë. Goçi i kishte shtatë tentime, Muqolli nëntë, ndërsa Mulaj njëmbëdhjetë.

Faza grupore në Evropian ka përfunduar, ndërsa kanë mbetur ndeshjet për plasman.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat