Trepça ndeshet me Llovçenin 

Hendboll

Trepça ndeshet me Llovçenin 

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 17:23
Trepça ndeshet me Llovçenin 

Trepça e Mitrovicës ndeshet me ekipin malalzez, Llovçenin e Cetinës. 

Është një miqësore e mirëseardhur për trajnerin Taib Kabashi, që të shoh formën e secilit hendbollist. 

“Sot prej orës 19:00 në Palestrën ‘Minatori’ mirëpresim në ndeshje miqësore skuadrën e Llovçenit nga Cetina e Malit të Zi për të testuar ekipin tonë para fillimit të kampionatit vendor 2022/2023.

Ftojmë Komuna e Mitrovicës dhe dashamirët e hendbollit të KH Trepça (Mitrovicë) të jenë prezent në palestër, kujtojmë që në janar të këtij viti Kh Llovçeni na mirëpriti në Cetinë në dy ndeshje miqësore dhe tani vjen në Mitrovicë për të thelluar kështu bashkëpunimin dhe mundësin e shkëmbimit të përvojave hendbollistike me ne”, njofton KH Trepça.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat