Vëzhguesit e procesmbajtësit njoftohen për mënyrën digjitale të mbajtës së të dhënave

Hendboll

Vëzhguesit e procesmbajtësit njoftohen për mënyrën digjitale të mbajtës së të dhënave

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 20:42
Muhamet Arifi

Vëzhgues-kontrolluesit dhe procesmbajtësit e hendbollit janë njoftuar të dielën me mënyrën digjitale të mbajtës së procesit të ndeshjes dhe të dhënave të tjera.

Prej fillimit të edicionit të ri të dhënat e ndeshjeve do të mbahen në mënyrë digjitale, ndërsa për këtë të dielën është mbajtur seminar në Prishtinë.

Seminarin e ka organizuar Federata e Hendbollit e Kosovës në kuadër të përgatitjeve për kampionatin e ri, 2022/2023.

Digjitalizimi i të dhënave vlerësohet me shumë rëndësi për hendbollin e Kosovls në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat