Vushtrria sfidon kampionin

Hendboll

Vushtrria sfidon kampionin

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 18:22
Vushtrria sfidon kampionin

Dy prej skuadrave kryesore në vitet e fundit në hendbollin kosovar takohen të dielën në Vushtrri.

Bëhet fjalë për KHF Vushtrria e KHF Istogu që takohen në kuadër të xhiros së dytë të Superligës së hendbollisteve. Kjo ndeshje luhet nga ora 12:30 në palestrën në Vushtrri.

Të dy skuadrat kanë shënuar fitore në xhiron e parë, ndërsa do të testojnë forcën e njëra-tjetrës në kuadër të xhiros së dytë. Istogu udhëton me synime për fitore. Skuadra istogase synon mbrojtjen e titullit të kampionit. Ndërkohë vushtrriaset do të japin më të mirën për t’ia prishur planet mysafireve.

Të dielën është edhe ndeshja Vëllaznimi – Samadrexha. Kjo ndeshje luhet prej orës 16:00, ndërsa pritet të jetë me rivalitet. Të shtunën janë dy ndeshje të javës së dytë.

Shqiponja e Prishtina luajnë prej orës 14:30 në Gjakovë, ndërsa Kastrioti e Jusuf Gërvalla takohen nga ora 15:30. Kjo ndeshje luhet në Shtime. Ndeshja mes Ferizajt dhe Dukagjinit është shtyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat